Indi vazhdon të mbetet një ndër vendet më të pasigurta për gratë.
Në rënditjen e Indisë si vendi më i keq për gratë ka ndikuar rreziku i lartë i dhunës seksuale dhe puna si skllave e grave, shkruan CNN, transmeton portali arbresh.info
Fondacioni Thomson Reuters lëshoi rezultatet e tij të martën të një sondazhi prej 550 ekspertësh për çështjet e grave, duke gjetur se India është vendi më i rrezikshëm për dhunën seksuale ndaj grave, si dhe trafikimin e qenieve njerëzore për punë shtëpiake, punën e detyruar, martesën e detyruar dhe skllavërinë seksuale, ndër të tjera.
India gjithashti mban këtë rënditje për shkak të traditave të rrezikshme mbi gratë, duke cituar sulmet me acid, gjymtimin gjenital të grave, martesën e fëmijëve dhe abuzimin fizik.
Para shtatë vitesh, India mbante vendin e shtatë për rrezikshmërinë për gratë.
Nëntë nga 10 vendet në listë ishin nga Azia, Lindja e Mesme apo Afrika.
Në vendin e 10-të është Amerika, i vetmi vend perëndimor i renditur në këtë listë. Fondacioni tha se kjo ishte e lidhur drejtpërdrejt me lëvizjen #MeToo.
Më poshtë mund të gjeni renditjen e vendeve më të rrezikshme për gratë:
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...