Ushtria amerikane ka ulur përkohësisht gjithë flotën e avionëve luftarakë F-35 pas aksidentit të muajit të shkuar në Karolinën e Jugut.
Inspektimet pritet të bëhen për të parë gypat e karburantit, transmeton portali arbresh.info.
Në një raport zyrtar që është publikuar në fillim të këtij viti, është vënë në pikëpyetje nëse F-35 ishin gati për luftëra, pasi u gjetën dhjetëra gabime.
F-35 është programi më i madh dhe më i shtrenjtë i armëve të këtij lloji në botë.
Programi pritet të zgjasë disa dekada dhe shitjet globale janë parashikuar të jenë 3,000. Zyra e llogaridhënies e qeverisë amerikane vlerëson se të gjitha shpenzimet që lidhen me projektin do të arrijnë deri në trilion dollarë.
Në një deklaratë, Zyra e Përbashkët e Programit F-35 tha se SHBA dhe partnerët e saj ndërkombëtarë kishin pezulluar operacionet e fluturimit, ndërsa kryhet një inspektim i gjerë i tubave të karburantit./Arbresh.info/
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen