Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë dhënë detaje nga biseda telefonike mes sekretarit të tyre të Shtetit, Antony Blinken dhe ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov që u realizua të shtunën (sot).
Sipas njoftimit, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka tshprehur Lavrovit shqetësimet akute dhe të përbashkëta se Rusia mund të marrë në konsideratë nisjen e agresionit të mëtejshëm ushtarak kundër Ukrainës në ditët në vijim.
Ai ka kërkuar një zgjidhje diplomatike gjatë bisedës së tij telefonike me Ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov të shtunën, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.
Telefonata vjen vetëm disa orë përpara se presidenti amerikan Joe Biden dhe ai i Rusisë Vladimir Putin të flasin në telefon, dhe pasi Departamenti i Shtetit ka urdhëruar evakuimin e shumicës së stafit të ambasadës në Ukrainë.
“Sekretari e bëri të qartë se një rrugë diplomatike për zgjidhjen e krizës mbeti e hapur, por kjo do të kërkonte që Moska të deskalojë dhe të angazhohet në diskutime me mirëbesim”, tha Price, thuhet në njoftim.
Rusia ka vazhduar të ndërtojë praninë e saj përgjatë kufijve të Ukrainës ditët e fundit dhe Blinken “përsëriti se nëse Moska ndjek rrugën e agresionit dhe pushton më tej Ukrainën, do të rezultonte në një përgjigje të vendosur, masive dhe të bashkuar transatlantike”, tha Price./arbresh.info/
LEXO EDHE
Kriza e Ukrainës: Gjendja vlerësohet si “shumë, shumë serioze” – Arbresh.info
Vihen kontakte SHBA-Rusi/ Flasin Lavrov e Blinken, Ministria jep detaje – Arbresh.info
Austria del kundër sanksioneve kyçe ndaj Rusisë – Arbresh.info
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...