Amerika, shënon më shumë se 120 mijë viktima nga COVID-19

20:27 | 22 Qershor 2020
Arbresh.info

Numri i viktimave nga COVID-19 në Amerikë është rritur në mbi 120,000 viktima.

Sipas të dhënave të Reuters, transmeton arbresh.info, më shumë amerikanë kanë vdekur nga pandemia COVID-19 se sa nga Lufta e Parë Botërore.

Deri më tani një mesatare prej 800 amerikanëve kanë humbur jetën gjatë muajit qershor, shifër kjo më e ulët se mesatarja nga 2,000 viktima për një ditë në muajin prill.

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Amerikë është 2.2 milionë të infektuar dhe zë vendin e parë në botë me numrin e rasteve dhe viktimave nga COVID-19. Pas saj vjen Brazili me më shumë se 1 milionë raste./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme