Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të përfshijnë raketa me rreze më të gjatë veprimi në paketës së dërgesën e radhës për ushtrinë e Ukrainës, konfirmuan zyrtarë të shumtë amerikanë për cnn.
Paketa e ndihmës ushtarake do të përfshijë edhe raketa GSDB (Ground-Launched Small Diameter Bomb), e cila ka një rreze veprimi prej rreth 145 kilometrash.
Ajo lloj rakete, e cila mund të hidhet nga raketahedhësi me shumë fuçi HIMARS që Ukraina mori më parë nga Perëndimi, do të dyfishonte rrezen e artilerisë ukrainase.
Por paketa nuk do të përfshijë raketat ATACMS, të cilat kanë një rreze veprimi më të madh se 320 kilometra dhe që Ukraina i kërkon prej disa kohësh.
Amerika, le të kujtojmë, vazhdimisht refuzon kërkesat e Ukrainës për armë me rreze të gjatë, me frikën se ato mund të përdoren për të goditur objektiva thellë në territorin rus.
Armët dhe pajisjet me vlerë 500 milionë dollarësh do të dërgohen drejtpërdrejt nga rezervat e SHBA-së dhe armatimi në vlerë të 1.7 miliard dollarëve do të blihet nga furnizuesit e pajisjeve ushtarake.
Tipi i ri i raketave nuk do të mbërrijë menjëherë në Ukrainë, sepse ato nuk vijnë direkt nga inventari i ushtrisë amerikane, por Uashingtoni do t’i porosisë nga prodhuesi i armëve. Procesi mund të zgjasë disa javë ose muaj.
Dua Lipa tregon se është detyruar të largohet nga Los Angele...
Qeveria i ndan 100 mijë euro për familjen e Enver Hadrit
Driloni e përqafon Sarën, ndërsa i kërkon t’i besojë që nuk ...
Qeveria rrit pensionet për invalidët, veteranët dhe pjesëtar...
Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të sh...
Kryesuesi dhe anëtarët e KQZ-së takohen me Misionin Vëzhgues...