Vetëm se BE nuk do të ketë të drejtë të importojë naftë nga Irani
Shtetet e Bashkuara thonë se ka në plan të lejojnë disa vende, të vazhdojnë blerjen e naftës iraniane pa iu nënshtruar sanksioneve të ardhshme amerikane.
Sanksionet mbi Iranin pritet të rivendosen të hënën, si rezultat i tërheqjes së presidentit amerikan Donald Trump më parë këtë vit nga marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore. Çdo vend që importon naftë iraniane dhe që nuk është lejuar nga Shtetet e Bashkuara, do të jetë subjekt i gjobave amerikane.
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo njoftoi vendimin në një konferencë të premten, por nuk specifikon se cilat vende do të përjashtohen ose sa kohë do të zgjasë kjo leje. Ai tha vetëm se Bashkimi Evropian nuk do të ketë të drejtë të importojë naftë nga Irani.
Ndërkohë, udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, foli të shtunën kundër Shteteve të Bashkuara – në prag të përvjetorit të revolucionit të vitit 1979 dhe marrjes nën kontroll të ambasadës amerikane në Teheran. Ai tha se fuqia e Shteteve të Bashkuara është në rënie dhe vendi po ” venitet nga viti në vit”.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...