Sipas një raportimi të “Washington Post”, Ministria Amerikane e Mbrojtjes po verifikon mundësitë e tërheqjes së trupave amerikane të stacionuara në Gjermani.
Një nga opsionet e diskutuara është kthimi në shtëpi i një pjesë të madhe të rreth 35.000 ushtarëve amerikanë që ndodhen Republikën Federale të Gjermanisë ose zhvendosja e një kontingjenti prej tyre në Poloni, raporton gazeta.
Idenë e ka hedhur Donald Trump në një takim të këshilltarëve ushtarakë amerikanë dhe përfaqësuesve të Shtëpisë së Bardhë.
Anëtarët evropianë të NATO-s janë të shqetësuar për këtë hap dhe po përpiqen të sqarojnë nëse Trump e ka seriozisht me këtë kërcënim për një ristrukturim të trupave apo kjo ka të bëjë me taktikë negociimi para samitit të NATO-s në korrik.
Pentagoni hedh poshtë lajmin
Sipas gazetës amerikane “Washington Post” bëhet fjalë për një studim të brendshëm të Pentagonit. Një zëdhënës i Këshillit Kombëtar të Sigurisë e hodhi poshtë se ka kërkuar një analizë që kërkon tërheqjen e trupave nga Gjermania.
Zëdhënësi i Pentagonit, Eric Pahin po ashtu e hodhi poshtë këtë. Por në të njëjtën kohë ai u shpreh se stacionimi i trupave amerikane jashtë verifikohet rregullisht duke iu nënshtruar kriterit të “shpenzim-përfitimit”.
ShBA janë të lidhur si edhe më parë me Gjermaninë dhe NATO-n, tha Pahon.
Në Gjermani që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore janë të stacionuar ushtarët amerikanë. Gjermania ka kontingjentin më të madh të trupave jashtë Shteteve të Bashkuara.
Real Madridi synon transferimin e mesfushorit të Liverpoolit
Rritje e lehtë e temperaturave, moti sot në Shqipëri
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person