Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, John Bolton, ka mbrojtur idenë e tij se regjistrimet në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi nuk tregojnë përfshirjen e princit saudit Muhammed bin Selman, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bolton i cili ndodhet në Singapor për Samitin e 33-të të Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), në një deklaratë për gazetarët pretendon se ata që kanë dëgjuar regjistrimet nuk kanë arritur në rezultatin se princi saudit është i përfshirë në këtë punë.
“Regjistrimin nuk e kam dëgjuar vetë, por vlerësimet e bëra nga ata që e kanë dëgjuar nuk bëjnë ndonjë lidhje mes vrasjes dhe princit saudit”, tha Bolton duke bërë të ditur se presidenti amerikan Donald Trump dëshiron të mësojë të vërtetën në lidhje me atë se çfarë ka ndodhur në Konsullatën saudite në Stamboll kur u vra Khashoggi më 2 tetor.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një deklaratë më 10 nëntor në lidhje me vrasjen e Khashoggit njoftoi se regjistrimet dhe bisedat ua kanë dhënë për t’i dëgjuar edhe Arabisë Saudite, SHBA-ve, Francës dhe Britanisë së Madhe.
Ndërsa gazeta amerikane The New York Times (NYT) në një shkrim të saj pretendon se një nga 15 personat e ardhur në Turqi për vrasjen e Khashoggit, pak kohë para krimit në një bisedë telefonike duke iu referuar princit saudit Muhammed bin Selman ka thënë “njoftoni padronin, njerëzit e përfunduan punën”.
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele