Shtetet e Bashkuara do të miratojnë një paketë të re armësh për Ukrainën në ditët në vijim, konfirmoi këtë mbrëmje një zyrtar qeveritar.
Paketa pritet të përfshijë raketahedhës të lëvizshëm me shumë fuçi HIMARS dhe lloje të ndryshme municionesh artilerie.
Ky informacion u bë i ditur gjatë konferencës së pasdites për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, ku zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, tha se SHBA beson se Rusia po hedh themelet për aneksimin e pjesëve të territorit ukrainas.
Rusët planifikojnë të instalojnë zyrtarë të paligjshëm pro-rusë në zonat nën kontrollin e tyre, tha Kirby.
Ai, duke folur për informacionin që disponon inteligjenca amerikane, tha se Rusia planifikon të prezantojë rublën si monedhën zyrtare në territoret e pushtuara dhe t’i detyrojë banorët të aplikojnë për shtetësinë ruse.
Ndryshe, Ukraina po përgatitet për një ofensivë për të rimarrë kontrollin e Krimesë, i cili gjendet nën okupimin rus që nga viti 2014. /Telegrafi/
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh