Pas rritjes së tensioneve midis SHBA-së dhe Koresë së Veriut, amerikanët kanë ndërtuar një bunker nuklear luksoz, shkruan BBC, përcjellë arbresh.
Bunkeri ndodhet pranë Savannah, në Georgia dhe përmban një dhomë moderne armësh dhe sistemin më të fundit CCTV.
I ndërtuar rreth 14 metër nën tokë, bunkeri ka në brendësi të tij edhe një teatër, dhoma lojërash dhe katër apartamente.
Sipas ekspertëve amerikanë, ky bunker modern është i aftë të përballojë një sërë kërcënimesh të mundshme, përfshirë shpërthimet bërthamore apo sulmet terroriste.
Aktualisht bunkeri nuklear përdoret si strukturë për trajnimin e personelit ushtarak dhe ka dalë në shitje si një shtëpi luksoze, e cila ofron një strehë të fundit të sigurt, për çdo familje.
Për çdo individ apo familje që dëshiron të jetë pjesë e sigurisë, duhet të paguaj hiç më pak se 17.5 milionë dollarë.
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...