Presidenti Donald Trump nderoi të shtunën veteranët e vendit, duke thënë në një videomesazh se ata janë “thesari më i madh kombëtar i këtij vendi”.
“Në këtë ditë të mrekullueshme të Veteranëve, dua të shpreh mirënjohjen e madhe të të gjithë kombit amerikan për miliona e miliona veteranë që kanë mbrojtur vendin tonë dhe familjet e tyre të guximshme, mbështetja e të cilëve ju ka dhënë juve mundësinë që t’i përgjigjeni thirrjes së detyrës”, tha zoti Trump në një video që u postua në Twitter.
Komentet e Presidentit u bënë publike, ndërsa ishte në turneun e tij aziatik.
Nënpresidenti Mike Pence mori pjesë në një ceremoni ku u vunë kurora në Varrezën Kombëtare të Arlingtonit në jug të Uashingtonit për të nderuar 20 milionë veteranët e ushtrisë.
Pjesëtarët e ushtrisë nderohen çdo vit më 11 nëntor në Ditën e Veteranëve, përvjetori i fundit të Luftës së Parë Botërore. Kjo ditë u shpall për herë të parë nga Presidenti Woodrow Wilson në vitin 1919 si Dita e Aermëpushimit dhe u bë festë federale në vitin 1938. Presidenti Dwight Eisenhower nënshkroi një ligj në vitin 1954 që e kthente Ditën e Armëpushimit në Ditën e Veteranëve, që të nderonte të gjithë veteranët.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...