Nuk ishte e pazakontë të shihje një furgon të veçantë me ngjyrë të kuqe, të bardhë dhe blu nëpër rrugët e Waterbury. Për vite të tëra, “Ziggy the Flagman” e ngiste atë, duke treguar dashurinë e tij për vendin e tij ku jetonte.
Ai shpesh dilte me furgonin e tij dhe valonte flamurin amerikan gjersa të tjerët e shikonin me habi. Bëhet fjalë për kosovarin, Zeqir Berisha, i njohur me nofkën “Ziggy Flagman” në vendin e tij, shkruan IndeksOnline.
Ziggy ishte një ikonë në Waterbury, i cili ndate shpirtin e patriotizmit në të gjithë qytetin dhe ishte i dashur për të gjithë.
“Ai është një ikonë e Waterbury dhe një person që është respektuar”, tha përfaqësuesi i qytetit Waterbury, Geraldo Reyes.
Trupat amerikane shpesh i dërguan letra vlerësimi atij. Njejtë bënin edhe fëmijët në shkolla, ai u fliste atyre për rëndësinë e flamurit amerikan, shkruan News8.
Ziggy vdiq në ditën e Krishtlindjeve pas një sulmi në zemër në moshën 76 vjeç. Djali i tij, Aliu i tha News8 se çfarë rëndësie kishte për Ziggyn që të valonte flamurin dhe të tregonte dashurinë e tij për Amerikën.
“Kur e kapte shtizën, e bënte të ndihet gjallë”, tha Aliu. “Ai ndihej më mirë mentalisht, psikologjikisht, emocionalisht”.
Kryetari i Bashkisë së Waterbury Neil O’Leary lëshoi një deklaratë për “Ziggy The Flagman”:
“Sot ne mbajmë zi për humbjen e Zeqir “Ziggy the Flagman” Berisha. Ziggy do të kujtohet përgjithmonë si një patriot i zjarrtë dhe një punonjës i përhershëm i komunitetit të Waterbury. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen dhe miqtë e Ziggy-t gjatë kësaj kohe të vështirë”.
“Ziggy the Flagman” (Zeqir Berisha) ka lindur në Kosovë dhe ka ikur kur ishte nën sundimin komunist. Ai largua për në Shtetet e Bashkuara ligjërisht dekada më parë dhe djemtë e tij thonë se e donte flamurin aq shumë për mundësitë që Amerika ishte në gjendje t’ia siguronte.
“Sepse nga ku erdhi ai nuk kishte lirinë që kishim”, tha djali i tij, Alex. “Dhe ai gjithmonë na tha të mos e merrnim atë si të merituar”.
Ata nuk e bënë. Për shkak të ndikimit të tij, katër prej pesë djemve të Ziggy-t përfunduan duke shërbyer në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara. Djali tjetër punoi për qeverinë federale.
“Dhe ja ku jemi, jemi me fat që jemi këtu dhe i shërbejmë vendit tuaj”, tha Ali.
Përfaqësuesi i shtetit, Geraldo Reye, thotë se ka diskutime paraprake për një lloj memoriali për t’u ndërtuar për nderin e Ziggy-t,
përcjell IndeksOnline.
“Ka patur tashmë njerëz që kanë filluar spekulimet dhe të menduarit për të realizuar diçka, por ende në fazën e diskutimit”, tha Reyes.
Funerali i Ziggy-t është të hënën në mëngjes dhe pas shërbimit do të ketë një kortezh nëpër qytet.
“Një shans tjetër për të që të shihte qytetin që ai e donte”, tha Ali.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...