Shifra në fjalë lidhur me sigurinë kufitare është shtuar në projekt buxhetin fiskal 2020 të qeverisë federale amerikane
Kongresi i SHBA-ve miratoi paketën e buxhetit prej 1.37 miliardë dollarësh për ndërtimin e murit që presidenti Donald Trump planifikon ta ndërtojë në kufirin me Meksikën për arsye sigurie.
Siç raporton gazeta “The Hill”, Dhoma e Përfaqësuesve nën kontrollin e demokratëve ka rënë dakord me Senatin nën kontrollin e republikanëve lidhur me paketën e sigurisë kufitare.
Më tej thuhet se shifra në fjalë lidhur me sigurinë kufitare është shtuar në projekt buxhetin fiskal 2020 të qeverisë federale amerikane.
Pavarësisht se Senati ka miratuar paketën e buxhetit prej 5 miliardë dollarësh të kërkuar nga Trumpi për ndërtimin e murit, Dhoma e Përfaqësuesve nuk ka pranuar këtë shifër, por ata janë dakorduar për shifrën 1.37 miliardë dollarë në mënyrë që qeveria amerikane të mos mbyllet sërish.
– Trump insistues në ndërtimin e murit
Qeveria federale amerikane u mbyll nga data 22 dhjetor 2018 deri më 25 janar 2019 për shkak se Trump kërkoi ndërtimin e murit në kufirin SHBA-Meksikë që kërkonte buxhet prej 5.7 miliardë dollarë dhe për shkak se demokratët në Kongres nuk e lejuan këtë.
Më vonë ligji i shpenzimeve 3-javore i miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati, hyri në fuqi pasi u nënshkrua nga Trump dhe në këtë mënyrë përfundoi edhe periudha e mbylljes e cila ishte më e gjata në historinë e qeverisë federale amerikane.
Pasi demokratët njoftuan se nuk do të nxjerrin buxhetin e nevojshëm për financimin e murit, Trump duke shpallur “situatën emergjente kombëtare” njoftoi se do të ndërtojë murin me dekret presidencial./AA
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia