Merrick Garland, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, ka miratuar transferimin e parë të fondeve ruse të sekuestruara për t’u përdorur për ndihmë në Ukrainë.
“Edhe pse ky është transferimi i parë i fondeve ruse të sekuestruara për rindërtim në Ukrainë, ai nuk do të jetë i fundit”, tha Garland, shkruan Reuters, raporton Arbresh.info .
Departamenti Amerikan i Drejtësisë vitin e kaluar paditi oligarkun rus Konstantin Malofeev për shkelje të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë pas pushtimit të saj në Ukrainë.
Sipas raportimeve, Malofeyev financoi rusët që promovonin forcat separatiste në Krime.
Garland më pas njoftoi sekuestrimin e miliona dollarëve nga llogaria e oligarkut rus.
Në shkurt të këtij viti, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA miratoi që paratë të përdoren për të ndihmuar Ukrainën.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...