Google ADS

Amerika mbështet kandidatin e Koresë së Jugut për shef të Interpol-it

21:13 | 20 Nëntor 2018
Arbresh.info

Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të martën se Shtetet e Bashkuara mbështesin kandidatin Kim Jong Yang të Koresë së Jugut për të udhëhequr agjencinë ndërkombëtare të policisë Interpol, duke e vënë Uashingtonin kundër kandidatit të Kremlinit Alexander Prokopchuk.

Kremlini e quajti “ndërhyrje në zgjedhje” kundërshtimin amerikan ndaj kandidatit të tij.

Zgjedhja e një drejtuesi të ri është caktuar për të mërkurën në përfundim të konferencës vjetore të Interpolit në Dubai, njofton VoA.

Katër senatorë amerikanë publikuan të hënën një letër të hapur, ku i kërkonin Presidentit Donald Trump të kundërshtonte kandidaturën e rusit Aleksandër Prokopçuk, zëvendëspresident i tanishëm i Interpolit.

Senatorët shkruajnë se Prokopçuk është “i përfshirë personalisht” në atë që në letër cilësohet si rutinë ruse e “abuzimeve me Interpolin për hakmarrje ose për ngacmimin e kundërshtarëve politikë, disidentëve dhe gazetarëve”.

Në përgjigje të kritikave ndaj Prokopçukut, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov tha se “kjo është ndoshta një lloj ndërhyrjeje në procesin zgjedhor të një organizate ndërkombëtare”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme