Amerika i ekstradoi Turqisë pedofilin e dënuar i lidhur me FETO-n

15:16 | 16 Nëntor 2018
Arbresh.info

Mehmet Salih Gözegir, një ish-anëtar i Bordit drejtues të Fondacionit Raindrop i cili në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) vepron pranë organizatës terroriste FETO, u dënua për pedofili dhe u dëbua nga ky vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra të gazetarit të AA-së, SHBA-ja e ekstradoi Gözegirin në Turqi pasi Gjykata amerikane e shpalli atë fajtor për veprat penale të “nxitjes së një të mituri në prostitucion në një mjedis virtual” dhe “tentim abuzimi seksual të fëmijëve”.

Në vitin 2014, Gözegir u bë anëtar i Bordit drejtues të Fondacionit të FETO-s Raindrop, ndërsa thuhet se ka qenë në SHBA për të studiuar mjekësinë.

Mediat amerikane njoftuan se Gözegir, gjatë studimeve të doktoraturës në qytetin Fort Bend, në shtetin federal amerikan të Teksasit, u arrestua gjatë bastisjes policore më 14-15 maj të vitit 2015.

Aksionin e kreu FBI-ja amerikane dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ndërsa Gözegir u arrestua së bashku me 23 të tjerë, me dyshimin për kryerjen e veprave penale të lartpërmendura. Gjykata urdhëroi një garanci prej 50.000 dollarë për Gözegir, ndërsa pasi u pagua, gjatë gjykimit ai u mbrojt në liri.

Në vitin 2015, Gözegiri u përjashtua nga Bordi drejtues i Fondacionit Raindrop dhe sipas informacioneve të ofruara nga gazetari AA-së, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ekstraduan atë dje në Turqi.

Dihet se organizata terroriste FETO, e kryesuar nga Fetullah Gulen, ka një numër të shoqatave dhe organizatave të saj që veprojnë në Teksas.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme