Anthony Blinken thotë se Amerika është “kthyer” dhe se është plotësisht e angazhuar në zgjidhjen e çështjeve të tilla si Covid-19, ndryshimi i klimës dhe programi bërthamor i Iranit.
Blinken theksoi për BBC rëndësinë e vaksinimit kundër Covid-19 dhe kritikoi Kinën për, sipas mendimit të tij, mungesën e transparencës në zbulimin origjinës së virusit, transmeton portali arbresh.info
Sekretari amerikan i Shtetit tha se një sistem më i mirë i kujdesit shëndetësor është i nevojshëm për të parandaluar pandemitë.
“Vendeve të tjera të botës u kërkohet të jenë transparente dhe të shkëmbejnë informacion,” tha Blinken.
Ai shtoi se Uashingtoni dhe partnerët e tij europianë janë në njejtin ‘krah’ kur bëhet fjalë për Iranin./arbresh.info/
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person