Departamenti Amerikan i Shtetit ka emëruar Jawad Nasrallah, djalin e liderit të Hezbollahut Sayyed Hassan Nasrallah, një terrorist dhe e akuzuan atë për kryerje të sulmeve kundër Izraelit në Bregun e Pushtuar Perëndimor.
Departamenti të martën gjithashtu renditi në listën e Brigadave të Al-Muxhahidinit (AMB), të cilat thuhej se kishin lidhje me grupin libanez dhe kishin komplotuar një numër sulmesh kundër objektivave izraelitë nga një bazë në territoret palestineze.
“Emërtimet e sotme kërkojnë t’ia pamundësojnë Nasrallahut dhe AMB planifikimin dhe kryerjen e sulmeve terroriste,” tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë, transmeton portali arbresh.info.
Aty thuhet se veprimet e mohonin qasjen e Nasrallahut dhe AMB në sistemin financiar të Shteteve të Bashkuara.
Departamenti i Shtetit njoftoi gjithashtu se po ofronte deri në 5 milionë dollarë çdokujt për informacione që çonte në lokacionet e udhëheqësit të Hamasit Salih al-Aruri, dhe udhëheqësit e Hezbollahut, Khalil Yusif Mahmoud Harb dhe Haytham Ali Tabatabaei, nën programin e ashtuquajtur “Shpërblime për Drejtësi” të agjencisë.
Departamenti tha se Hamasi dhe Hezbollahu marrin armë, trajnime dhe financime nga Irani.
Uashingtoni kohët e fundit vendosi sanksione kundër Teheranit pasi presidenti i SHBA-ve Donald Trump tërhoqi vendin e tij nga një marrëveshje bërthamore e vitit 2015./Arbresh.info/
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...