Google ADS

Amerika e godet Venezuelën me sanksione

23:06 | 28 Janar 2019
Arbresh.info

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan sot sanksione të reja ndaj kompanisë shtetërore venezueliane të naftës ‘’PDVSA’’, për të rritur presionin mbi regjimin e Nicolas Maduros.

“PDVSA”-ja akuzohet nga Thesari amerikan se është një ‘’mjet korrupsioni’’.

Rafineritë e “Citgo”, filial i ‘’PDVSA’’ në SHBA “mund të vijojnë punën’’, sqaroi sekretari amerikan për Thesarin, Steven Mnuchin.

Ndërkohë, ministri saudit i Energjisë, Khaled al-Falih u shpreh se kriza në Venezuelë mund të ndikojë në ekuilibrin e tregut të naftës, në një deklaratë të transmetuar sot nga televizioni saudit ‘’Al-Arabiya’’.

‘’Ngjarjet në Venezuelë mund të kenë ndikim në tregun e naftës’’, theksoi ministri në lidhje me krizën, të nxitur nga përballja mes kreut të shtetit socialist, Nicolas Maduro dhe opozitarit të së djathtës, Juan Guaido i cili është vetëshpallur president.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme