Amerika do t’i dërgojë Ukrainës një paketë të re ndihme ushtarake me vlerë 125 milionë dollarë

23:23 | 9 Gusht 2024
R J

Këtë të premte, SHBA njoftoi një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë 125 milionë dollarë, e cila do të përfshijë raketa Stinger, municion artilerie dhe sisteme antitank.

Ndihma ushtarake do të jetë kësti i 10-të i pajisjeve për Ukrainën që kur presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi amendamentin e sigurisë kombëtare në prill, u tha gazetarëve zëdhënësi i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, në një konferencë telefonike, raportoi Reuters.

Që nga gushti 2021, SHBA ka dërguar paketën e 20-të të ndihmës në Ukrainë përmes USAI-t dhe këstin e 62-të të pajisjeve të siguruara nga stoku i Departamentit të Mbrojtjes./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme