Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me Izraelin, zyrtarisht kanë braktisur UNESCO-n, agjenci kjo e specializuar për edukim, shkencë dhe kulturë në kuadër të Kombeve të Bashkuara
Kjo agjenci me seli në Paris ishte themeluar nga Shtetet e Bashkuara pas Luftës së Dytë Botërore me qëllimin e promovimit të paqes, shkruan Associated Press
SHBA-të dhe Izraeli kanë braktisur UNESCO-n për shkak se e konsiderojnë si anti-izraelite dhe për shkak se agjencia më parë e kishte kritikuar Izraelin për okupim të Jerusalemit Lindor.
Gjatë muajit tetor të vitit 2017, presidenti amerikan Donald Trump së bashku me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, e kanë bërë të ditur njoftimin për largim nga kjo agjenci.
Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar “reforma themelore” në UNESCO e cila është e njohur për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
Kryeministri kanadez takohet me Trump mes kërcënimeve për rr...
“Ne duhet të ndryshojmë”, Hansi Flick tregon fajtorin për hu...
Rizvanolli: Prurjet e ujit në KEK kanë arritur nivele optima...
Bora arrin deri në 20 cm në zonat malore të Shqipërisë
Pse më së vështiri janë Peshqit në horoskop për t’u kuptuar
Ministri britanik për Evropën: Duhet hetim i plotë dhe urgje...