Ambasadorja amerikane në NATO ka thënë që presidenti sirian Bashar al-Assad është fajtor për kryerje të gjenocidit pas sulmit të fundit me armë kimike në Douma.
Kay Hutchison tha se regjimi i Assadit kishte kryer krime të rënda, në kohën kur Britania dhe Franca kanë bërë thirrje për veprim kundër Sirisë, transmeotn portali arbresh.info.
Rusia pak më parë vuri veto ndaj rezolutës së SHBA-ve për të krijuar një organ që do të hetonte se kush ishte fajtor për sulmin me armë kimike.
Ndërkohë Franca, nën presidentin Emmanuel Macron ka paralajmëruar që do të hakmerret kundër regjimit sirian nëse dëshmitë tregojnë që është tejkaluar vija e kuqe në zonën e banuar nga rebelët në Douma./Arbresh.info/
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...