SHBA akuzoi Rusinë se qëndron pas një fushate masive dezinformimi për koronavirusin, konfirmojnë zyrtarë të administratës amerikane.
Sipas tyre, mijëra llogari ruse në Twitter, Instagram dhe Facebook po ushqejnë një fushatë dezinformimi antiamerikane për koronavirusin duke i mëshuar sidomos teorive komplotiste.
“Duke mbjellë dezinformacion rusët kanë zgjedhur sërish të kërcënojnë sigurinë publike”, thonë autoritetet amerikane.
”Kali i betejës për rusët ka të bëjë me teorinë komplotiste, sipas së cilës, virusi është krijuar nga SHBA si një luftë ekonomike kundër Kinës”, theksuan ato.
Strategjia e adaptuar nga Rusia të kujton ato të KGB-së gjatë Luftës së Ftohtë, kur shërbimi sekret rus mbështeste idenë se virusi HIV/SIDA ishte një shpikje shkencore amerikane.
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...