Bota do të demonstrojë gatishmërinë kundrejt sfidimit të ndryshimeve klimatike përmes një proteste globale që do të mbahen në datat 20-27 shtator, njoftojnë nga lëvizja “350 Movement”, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Lajmi i mirë është se industria e naftës po fillon të humbasë luftën. Ne duhet t’i zëvendësojmë tani që të mbajmë temperaturën nën 1,5 gradë”, tha Bill McKibben në një konferencë online për media.
Ai tha se protesta globale klimatike do të jetë ngjarja më e madhe e llojit të saj.
Jerome Foster II, një aktivist i ri i mjedisit, u bëri thirrje të gjithëve që t’u bashkohen në luftën për një të ardhme të gjelbër.
“Neve na duhet një lëvizje me të vërtetë e larmishme dhe e përbërë nga shumë gjenerata, nga njerëz nga të gjitha moshat dhe prejardhjet, jo vetëm të rinjtë. Ne kemi nevojë për të rritur që të ngrihen dhe të bëjnë thirrje për veprim dhe të mbështesin të rinjtë dhe të bëjmë gjëra që të rinjtë nuk mund t’i bëjnë. Ne duhet të luftojmë për të ardhmen tonë”, tha ai.
Shkencëtarja Doreen Stabinksy, një tjetër pjesëmarrëse në ngjarje, tha se bashkë me aktivistët, mijëra shkencëtarë gjithashtu do të marrin pjesë në protestën globale për shkak të realitetit të krizës klimatike të cilën e kanë ndjekur nga afër për një kohë të gjatë.
Harjeet Singh, udhëheqësi global për ndryshimet klimatike nga organizata ActionAid, tha se: “Protesta globale klimatike e udhëhequr nga të rinjtë, gratë dhe qytetarët e zakonshëm jo vetëm që ka krijuar vetëdije, por gjithashtu ka krijuar hapësirë politike në shumë vende. Ne duhet ta përdorim këtë mundësi për të kërkuar veprime konkrete në formën e politikave dhe planeve për të gjelbëruar ekonominë dhe për t’i ndihmuar njerëzit të përballen me ndikimet klimatike”.
Duke dhënë një shembull nga njerëzit në pjesën jugore të kontinentit, “të goditur më shumë” nga efektet që ndërlidhen me ndryshimet klimatike, të cilët kërkojnë zgjidhje klimatike, ai kërkoi që të rinjve t’u jepet hapësirë nga politikbërësit në mënyrë që të krijojnë dhe zbatojnë politikën klimatike.
Më 20 shtator, pjesëmarrës nga 150 shtete do të organizojnë protestë globale klimatike me demonstrata të ndryshme për të sjellë vëmendjen për realitetin e ndryshimeve klimatike.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...