Google ADS

Ambasadorja e SHBA-ve në OKB paralajmëron Korenë Veriore: Koha për bisedime ka mbaruar

00:16 | 31 Korrik 2017
Trina Galanxhi

SHBA-të thonë se nuk do të kërkojnë takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi testimin e fundit të raketave të kryera nga Koreja Veriore.

Sipas Ambasadores së SHBA-ve në OKB një takim i tillë nuk do të ‘prodhonte asgjë’, transmeton portali arbresh.info

Nikki Haley ka shtuar se një takim i tillë do t’i dërgonte mesazh Koresë Veriore se komuniteti ndërkombëtar nuk është në gjendje ta sfidojë atë.

Pheniani ka theksuar se testet e fundit të raketave ndërkontinentale do të mund të godasin cilindo qytet në SHBA.

“Një rezolutë e Këshillit të Sigurimit shtesë që nuk rrit ndjeshëm presionin ndërkombëtar mbi Korenë e Veriut nuk ka vlerë,” tha Haley.

“Në të vërtetë ajo është më e keqe se asgjë, sepse dërgon mesazh te diktatori i Koresë Veriore se komuniteti ndërkombëtar nuk është i gatshëm të sfidojë atë”, shtoi ajo.

Haley gjithashtu ka kërkuar nga Kina që të frenojë ‘mbështetjen’ e saj ndaj Koresë Veriore.

“Kina duhet të vendos, sepse koha për bisedime me Korenë Veriore është duke përfunduar”, ka shtuar ajo./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme