Ambasadorja e parë grua e Arabisë Saudite filloi sot misionin e saj të ri si diplomatja më të lartë në Uashington të SHBA-ve, transmeton Anadolu Agency (AA).
“E nderuar që i prezantoj kredencialet e mia sot”, shkroi në Twitter princesha Rima Bint Bandar Al-Saud.
“Duke shpresuar për të filluar këtë kapitull të jetës sime në Uashington DC”, tha ajo.
Ajo theksoi se ndihet e entuziazmuar për të filluar udhëtimin e saj të ri me një “ekip të mrekullueshëm”.
Më 16 prill, mbreti Selman bin Abdul Aziz lëshoi një dekret mbretëror që emëronte princeshën Bint Bandar si ambasadore të Mbretërisë në Uashington, duke pasuar princin Khalid bin Salman, djalin e mbretit.
Sulmi izraelit vret 73 persona në Gazën veriore
Shembet porti i tragetit në Gjeorgji, të paktën shtatë të vd...
A është më mirë që për kafjall të hamë picë apo drithëra? Pë...
Kafeja e mëngjesit, ja si ndikon në kujtesën tuaj
Parashikimi i motit për këtë të diel
Presidenti izraelit: Sulmi me dron në shtëpinë e Netanyahut,...