Catalla, 62-vjeçare, e cila vuante nga probleme kronike të frymëmarrjes, ndërroi jetë në një spital në Bejrut, ku po merrte trajtim
Ambasadorja e Filipineve në Liban, Bernardita Catalla, sot ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.
“Me pikëllim të thellë, Departamenti i Punëve të Jashtme shpall vdekjen e parakohshme më 2 prill të vitit 2020, të ambasadores Bernardita Catalla, ambasadore e Filipineve në Liban, si pasojë e ndërlikimeve që pasuan nga COVID-19”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Punëve të Jashtme të Filipineve.
Catalla, 62-vjeçare, e cila vuante nga probleme kronike të frymëmarrjes, ndërroi jetë në një spital në Bejrut, ku po merrte trajtim.
Pas shfaqjes në Wuhan, Kinë, dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur në 200 vende dhe rajone të botës. Numri global i vdekjeve nga COVID-19 ka tejkaluar shifrën 47.000 me më shumë se 938.000 raste të konfirmuara në të gjithë botën, njofton Universiteti “Johns Hopkins” me qendër në SHBA. Mbi 194.000 janë shëruar nga infeksionet deri më tani./AA
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë