Nëse emërohet, ajo do të pasonte në këtë post ambasadoren në largim Nikki Haley
Presidenti Donald Trump konfirmoi këtë të enjte raportet se, zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert është duke u marrë “seriozisht në konsideratë” për t’u bërë ambasadorja e ardhshme e Shteteve të Bashkuara në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Nëse emërohet, ajo do të pasonte në këtë post ambasadoren në largim Nikki Haley, e cila njoftoi dorëheqjen muajin e kaluar pa ofruar asnjë detaj mbi arsyen përse e bënte këtë gjë.
Raportime të shumta në mediet amerikane e kishin vendosur emrin e Nauert në “pole position” për postin e përfaqësueses amerikane në OKB, por duke cituar vetëm burime anonime me njohuri mbi këtë çështje.
I pyetur nëse e konfirmonte një lëvizje të tillë gjatë pyetje-përgjigjeve me reporterët, Trump tha se “ajo është nën konsideratë”.
“Ajo është e shkëlqyer, ka qenë me ne për një kohë të gjatë dhe është një mbështetëse e flaktë gjithashtu. Vërtet e shkëlqyer, kështu që mbetet në konsideratë të plotë. Ndoshta do të marrim një vendim javën e ardhshme”, tha Trump.
Nauert ka qenë prezantuese dhe korrespondente për stacionin televiziv konservator, Fox News, përpara se t’i bashkohej Departamentit të Shtetit në prill të vitit 2017. Ajo ka shërbyer nën dy personalitete si Sekretarë Shteti, Rex Tillerson dhe shefit aktual Mike Pompeo, ndërkohë që ka qenë e ngarkuar si nënsekretari për Diplomacinë Publike dhe Punët Publike nga marsi deri në tetor të këtij viti.
Mes kandidatëve të tjerë janë edhe Ric Grenell, ambasadori amerikan në Gjermani; Jamie McCourt, i dërguari amerikan në Paris; si dhe Kelly Craft, ambasador në Kanada, sipas CNN-it.
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
KPK reagon ndaj deklaratave të Muratit për Prokurorinë Speci...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë