Google ADS

Ambasadori rus në Poloni sulmohet me bojë të kuqe nga protestuesit

01:24 | 10 Maj 2022
Trina Galanxhi

Protestuesit hodhën bojë të kuqe mbi ambasadorin rus sot teksa ai mbërriti në varrezat në Varshavë për të nderuar ushtarët e Armatës së Kuqe që ranë gjatë Luftës së Dytë Botërore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ambasadori rus në Poloni Sergej Andreev mbërriti në varrezat e ushtarëve sovjetikë për të vendosur lule, ku e prisnin një grup aktivistësh kundër luftës së Rusisë në Ukrainë.

Pamjet e filmuara tregojnë duke hedhur bojë të kuqe ndaj Andreev-it përpara se një protestues që qëndron pranë tij t’i hedhë një sasi të madhe në fytyrë.

Protestuesit penguan ambasadorin dhe anëtarët e tjerë të një delegacioni rus të vendosnin lule në varreza.

Protestuesit mbanin flamuj ukrainas dhe thërrisnin “fashist” ndaj tij ndërsa disa ishin të veshur me çarçafë të bardhë të lyer me gjak, që simbolizonin viktimat ukrainase të luftës së Rusisë. Persona të tjerë në shoqërinë e tij u panë gjithashtu të spërkatur me bojë të kuqe.

Policia mbërriti në vendngjarje për të ndihmuar ambasadorin dhe anëtarët e tjerë të delegacionit të tij që të largohen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme