Ambasadori kinez: Palestina të bëhet anëtare me të drejta të plota e OKB-së

13:37 | 24 Janar 2024
Rreze Sylhasi

Ambasadori kinez në Kombet e Bashkuara Zhang Yun tha se Palestina duhet të anëtarësohet me të drejta të plota në OKB, duke shtuar se një mesazh i qartë uniteti për situatën në Rripin e Gazës duhet të dërgohet nga sesioni i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Gaza.

“Pavarësisht konsensusit ndërkombëtar për një armëpushim, përdorimi i vetos nga anëtarët e përhershëm gjatë debateve mbi rezolutat e kaluara në Gaza i ka penguar këto përpjekje,” tha Zhang në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ai shtoi se mungon vullneti dhe vendosmëria politike dhe i bëri thirrje Këshillit që urgjentisht të marrë iniciativën për vendosjen e paqes në Lindjen e Mesme.

Ai theksoi se një armëpushim i menjëhershëm duhet të konsiderohet si prioritet.

“Anëtarët e bashkësisë ndërkombëtare nuk duhet të kursejnë përpjekjet diplomatike për të promovuar armëpushimin dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të konfliktit në të gjithë Lindjen e Mesme”, tha diplomati kinez./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme