Kina ka akuzuar sot Shtetet e Bashkuara, pa i përmendur ato, për nxitje të tensionit në Ukrainë, e cila sipas Pekinit është përgjegjëse për zgjerimin e NATO-s.
“Kina mendon se të gjitha palët e interesuara duhet të lejojnë që të mbizotërojë sensi i përbashkët dhe të ndjekin një zgjidhje politike, duke u përmbajtur nga çdo veprim që mund të rrisë tensionet dhe të përkeqësojë krizën”, tha ambasadori kinez në OKB Zhang Yun, transmeton portal arbresh.info
“Asgjë nuk ndodh pa arsye. Zgjerimi i NATO-s është një çështje e pashmangshme ndërsa tensionet mbizotërojnë në Ukrainë. Zgjerimi i vazhdueshëm i Aleancës pas Luftës së Ftohtë është kundër kohës sonë dhe ruajtjes së sigurisë së përbashkët,” shtoi diplomati kinez.
Pa përmendur SHBA-të, diplomati theksoi se ekziston “një vend në botë që nuk dëshiron të heqë dorë nga mënyra e të menduarit të Luftës së Ftohtë, që flet një gjë dhe punon një tjetër për të arritur supremacinë ushtarake”.
Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar Rusinë me sanksione në rast të pushtimit në Ukrainë./arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me diell
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit