Google ADS

Ambasadori italian: Turqia e ka vendin në Evropë

21:05 | 22 Nëntor 2017
Arbresh.info

Turqia ka një vend në Evropë për shkak të lidhjeve të gjata dhe rolit që ka luajtur në mbrojtjen e kontinentit në vitet e fundit, tha të mërkurën ambasadori italian në Ankara.

Luigi Mattiolo tha për Anadolu se Turqia, një aleate e NATO-s dhe një kandidat për anëtarësim në BE, mbetet një “partner strategjik”, transmeton portali arbresh.info

“Gjithmonë kemi ndjerë dhe jemi ende të bindur se vendi i Turqisë është në Evropë, sepse historia, kultura dhe vlerat tona na bëjnë anëtarë të së njëjtës familje”, tha ai.

Ai premtoi një ngjarje në Stamboll vitin e ardhshëm për të përmirësuar lidhjet e turizmit mes dy vendeve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme