Ambasadori i Ukrainës në OKB Sergiy Kislitsya dënoi Rusinë dhe e quajti atë një “shtet agresor” për gënjeshtra, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
“Cili është objektivi i radhës? Një tjetër pallat? Një tjetër maternitet? Trupat ruse i kanë goditur tashmë të gjitha këto vende,” tha ai, transmeton portal arbresh.info
Duke iu drejtuar OKB-së, ai foli për Mariupolin, i cili është nën sulm pothuajse të vazhdueshëm nga forcat ruse.
“Sulmet ajrore dhe granatimet ruse pothuajse shkatërruan Mariupolin dhe vranë 1,582 civilë në qytet, sipas zyrtarëve lokalë. Për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, njerëzit varrosen në varreza masive në qytetet ukrainase,” tha ai./bbc/arbresh.info/
KFOR-i publikon pamje nga stërvitja e qitjes me armë
“Reforma në drejtësi është angazhimi më i madh që prej vitit...
Përfundon shoqëria mes Mikelës dhe Efit, kjo e fundit tregon...
Suhareka mposht Prishtinën, Malisheva dhe Drita ndahen baras
Pjesë e trafikut ndërkombëtar të drogës, SPAK kërkon konfisk...
U vazhdohet masa e ndalimit edhe për 48 orë dy të dyshuarve ...