Sanksionet e vendosura kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë kanë dështuar të arrijnë asnjë nga qëllimet e tyre, ka thënë ambasadori rus.
Andrei Kelin mbrojti tregtinë e vazhdueshme me Evropën pavarësisht tensioneve të rritura, duke argumentuar se “biznesi është biznes i pastër”.
Ai gjithashtu argumentoi se furnizimi me armë nga Perëndimi, duke përfshirë Britaninë, në Ukrainë ishte “i keq”, pasi vazhdonte konfliktin, i cili ai pretendoi se do të ishte më i keq për Kievin në afat të gjatë.
Duke folur për programin “The World With Yalda Hakim”, Kelin tha se “Qëllimi i sanksioneve ishte para së gjithash të prishnin jetën normale të rusëve, në mënyrë që ata të thonë se Vladimir Putini e ka gabim.
“Pika e dytë e sanksioneve ishte dëmtimi sa më i madh i ekonomisë ruse. Pika e tretë ishte ndryshimi i personelit politik.Pra, asnjë nga këto qëllime nuk është arritur nga sanksionet.”, tha ai.
/abcnews.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...