I dërguari i Mianmarit në Kombet e Bashkuara (OKB) bëri thirrje që të shpallet menjëherë zonë e ndalimit të fluturimeve nga Këshilli i Sigurimit teksa numri i të vdekurve rritet nga shtypja e dhunshme e protestave nga junta ushtarake ndaj aktivistëve pro-demokratikë.
Duke iu drejtuar Këshillit të Sigurimit, Kyaw Moe Tun tha se ai “fuqimisht” beson se bashkësia ndërkombëtare nuk do të lejojë që gjakderdhja masive të vazhdojë pa pushim, duke bërë thirrje të shpallet zonë pa fluturime, embargo e armëve dhe sanksione gjithëpërfshirëse që të vendosen pa vonesë.
“Veprimi juaj urgjent dhe më i fuqishëm është i nevojshëm tani”, tha diplomati, duke shtuar: “Llogaritë bankare që ndërlidhen me ushtrinë dhe anëtarët e saj duhet të ngrihen dhe të ardhurat financiare të regjimit ushtarak dhe bashkëpunëtorët e saj duhet të ndërpriten menjëherë”.
Ai më tej bëri thirrje që investimet e huaja direkte të pezullohen derisa “qeveria e zgjedhur në mënyrë demokratike të rikthehet në Mianmar”.
Më shumë se 600 civilë janë vrarë nga ushtria mes demonstratave masive kundër marrjes së pushtetit më 1 shkurt nga qeveria e zgjedhur e udhëheqëses së burgosur Aung San Suu Kyi.
Grushti i papritur ushtarak erdhi teksa parlamenti ishte në prag të mbajtjes së mbledhjes së parë pasi partia NLD e Suu Kyi fitoi bindshëm në zgjedhjet kombëtare të nëntorit, që ishte një goditje për aleatët politikë ushtarakë.
Pothuajse 3.000 njerëz janë ndaluar nga forcat ushtarake ndërsa për 520 të tjerë janë lëshuar urdhër-arreste, sipas një monitoruesi të të drejtave të njeriut me bazë në Mianmar.
Kyaw Moe Tun shkaktoi reagime në shkurt kur ai iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në një lutje të dëshpëruar duke denoncuar ushtrinë, duke bërë që krerët ushtarakë ta shkarkojnë dhe ta akuzojnë për tradhti.
Megjithatë, ai ka mbetur në postin e tij, në një enigmë diplomatike për OKB-në. Njeriu i zgjedhur për të marrë rolin e ambasadorit dha dorëheqje nga posti, që ishte një goditje shtesë për juntën ushtarake.
I dërguari tha se ushtria do të vrasë dhe torturojë më shumë civilë të pafajshëm “nëse prisni një ditë më shumë” dhe bëri thirrje për “veprimin më të fuqishëm të mundshëm pa vonesë”.
“Ju lutem, ju lutem, ju lutem ndërmerrni masa”, përfundoi ai.
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...