Google ADS

Ambasadori i Izraelit në OKB kritikon Bidenin për ndalimin e armëve për sulmin në Rafah

09:31 | 9 Maj 2024
A Z

Ambasadori i Izraelit në OKB, Gilad Erdan ka thënë se lëvizja e presidentit amerikan Joe Biden për të mbajtur një dërgesë amerikane me armë që Izraeli mund të përdorte në operacionin e tij ushtarak kundër Rafah ishte “zhgënjyese” dhe mund të ngjallte një reagim nga amerikanët hebrenj pro-izraelitë.

“Sigurisht, çdo presion mbi Izraelin interpretohet nga armiqtë tanë si diçka që u jep atyre shpresë,” tha Erdan për radion izraelite Kan, sipas The Times of Israel.

“Ka shumë hebreje amerikanë që votuan për presidentin dhe për Partinë Demokratike, dhe tani ata janë në mëdyshje,” shtoi ai./abcnews.al

Të ngjashme