Franca riktheu sot në Romë ambasadorin e saj, të cilin e thirri për konsultime pas sulmeve të përsëritura të dy liderëve populistë italianë kundër presidentit Emmanuel Macron.
Liderët italianë shprehën keqardhje për incidentin dhe shfaqën vullnetin e tyre për zbutjen e situatës së krijuar mes dy shteteve themelues të Bashkimit Europian.
”Christian Masset do të rikthehet sot në Romë”, u shpreh në një prononcim për radion RTL ministrja franceze për Çështjet europiane, Nathalie Loiseau, një javë pas thirrjes për konsultime, një rast i paprecedentë nga ana e Francës kundrejt një shteti të BE-së që nga viti 1945.
”Jam shumë i kënaqur që ambasadori po kthehet në Itali. Dëshiroj t’i kërkoj të takohemi dhe ndërkohë që mbetem në pritje të takimit, i uroj rikthim të mbarë”, u shpreh pak më parë Luigi Di Maio.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...