Ambasada britanike iu ka bërë edhe njëherë thirrje të rinjve shqiptarë që të mos provojnë rrugët e paligjshme përmes detit për të shkuar në Britaninë e Madhe.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada shkruan se deti është i rrezikshëm dhe mund të humbasin jetën
“Duke u përpjekur për t’u larguar nga Shqipëria për në Mbretërinë e Bashkuar mund të humbësh edhe jetën nga kushtet e rrezikshme të motit. Deti është i rrezikshëm dhe i paparashikueshëm, mos e kalo në mënyrë të paligjshme”, shkruhet në postim.
Britania e Madhe është kthyer në vitet e fundit në një destinacion kryesor për të rinjtë shqiptarë të cilët zgjedhin të kalojnë përmes detit në mënyrë të paligjshëm.
Shtimi i këtyre emigrantëve të paligjshëm në ishull solli dhe një debat të ashpër mes dy qeverive, që u pasua nga një plan nga ana britanike./A2/
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të