Ambasada amerikane në Ankara mbyllet për publikun

10:41 | 5 Mars 2018
Arbresh.info

Ambasada amerikane në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, tha se do të mbyllet për publikun, për shkak të një “kërcënimi për sigurinë”.

Ambasada nuk e specifikoi natyrën e kërcënimit në deklaratën e publikuar në ueb-faqen e saj.

Ndërtesa ndodhet në qarkun Kavaklidere të Ankarasë.

Në vitin 2013, ambasada është goditur nga një sulm vetëvrasës, i cili ka lënë të vrarë një roje turke të sigurisë.

Ambasada këshilloi shtetasit amerikanë të shmangin turmat në lokacionet turistike dhe të qëndrojnë larg ndërtesës së saj.

Ajo tha se do të njoftojë më vonë se kur do të rihapet.

Marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Turqisë, të dyja vende anëtare të NATO-s, janë të tensionuara, sidomos për shkak të ndihmës që u ka ofruar Uashingtoni milicive kurde në Siri, të cilat luftojnë regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Ankaraja thotë se këto milici kanë lidhje me terroristët kurdë që luftojnë Qeverinë turke./rel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme