Gjiganti i shitjeve online, Amazon, planifikon të shkurtojë 9.000 vende të punës, në tentim e sipër për të zvogëluar shpenzimet.
Kompania, e cila punëson 1.5 milion njerëz në gjithë botën, ka thënë se ky shkurtim do të prekë më shumë sektorin e ruajtjes së të dhënave dhe atë të reklamimit.
Në njoftim nuk janë përmendur shtetet që do të preken, mirëpo është thënë se pozitat do të mbyllen në javët në vazhdim.
Shefi i Amazonit, Andy Jassy, e ka konsideruar vendimin si “të vështirë”, mirëpo më të mirin për kompaninë, në periudhë afatgjatë.
Në janar të këtij viti, kjo kompani ka mbyllur 18.000 vende të punës.
Jassy ka thënë se vjetëve të fundit, biznesi i Amazonit ka shtuar vazhdimisht vende të punës.
“Megjithatë, duke marrë parasysh situatën e paqëndrueshme ekonomike në të cilën jemi, dhe paqartësitë që ekzistojnë për të ardhmen, ne kemi vendosur të jemi më të kujdesshëm në shpenzimet tona”, ka thënë ai.
Sikurse shumë gjigantë tjerë teknologjikë, Amazoni ka përjetuar rritje të jashtëzakonshme në periudhën e pandemisë së koronavirusit, kur njerëzit janë bllokuar nëpër shtëpitë e tyre.
Mirëpo së fundi shkalla e shitjeve ka rënë, pasi konsumatorët kanë shpenzuar më pak, për shkak të rritjes së çmimeve.
Përveç pandemisë, në këtë rritje ka ndikuar edhe lufta e Rusisë në Ukrainë./REL
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...