Një burrë që shkoi për shëtitje me qenin e tij në Alpet Italiane ka mbijetuar shtatë net në të hapur, i bllokuar pasi kishte rënë dhe kishte thyer kyçin e këmbës.
Shpëtuesit në një helikopter panë burrin të shtrirë pranë një përroi të enjten në malet në veri të Udine, Italia veri-lindore. Ai ishte i mbuluar me gjethe, por ata kishin parë batanijen e tij me fletë metalike aty pranë.
Burri, 33 vjeç, ishte i uritur dhe i etur, por tha se qeni “më ndihmoi të mbijetoja”.
Ai u gjet në një lartësi prej gati 700 metrash, raporton BBC, transmeton arbresh.info.
Burri, nga qyteti veri-lindor i Triestes, ishte në një pjesë të Luginës së Venzonassa e paarritshme për telefona celular. Ai ishte tërhequr zvarrë në një përrua, kështu që kishte arritur të pinte pak ujë. Ai u gjet i vetëdijshëm, por i mavijosur keq.
E dashura e tij kishte njoftuar të mërkurën shërbimin e shpëtimit të malit dhe shpellave Friuli (CNSAS), pasi ajo kishte pritur që ai të kthehej të hënën. Ai kishte shkuar në ecje të tilla në vitet e mëparshme, duke qëndruar në kasolle malore ose strehimore të improvizuara.
Qeni i tij i racës së përzier Ash qëndroi me të dhe i bëri shoqëri, gjë që e ndihmoi të mbijetojë, thotë ai.
Ash është tani nën kujdesin e shpëtuesve, ndërsa burri po trajtohet në spital pas përvojës./arbresh.info/
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?