Orë tmerri kanë përjetuar italianët në Firence e shkak për këtë është bërë një shqiptar edhe një maroken.
Burime nga mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari 30-vjeçar dhe shoku i tij maroken kanë terrorizuar njerëzit që ndodheshin në një diskotekë në qytetin e vjetër italian, raporton albeu.com.
Në gjendje të dehur dhe me thika në duar, ata janë futur në lokalin e natës dhe kanë nisur të kërcënojnë njerëzit aty, duke thirrur edhe me fjalët ‘Allah Akbar”.
Menjëherë kanë ndërhyrë rojet e diskotekës, por shqiptari e marokeni i kanë sulmuar, ndërsa më pas kanë shkatërruar edhe 4 makina që ndodheshin jashtë.
Ata janë kthyer sërish në diskotekë duke thirrur sërish ‘Allah Akbar’. Tensioni dhe frika ka qenë e madhe ndër njerëzit të cilët kanë dalë duke ulëritur jashtë diskotekës.
Njëri prej rojeve ka treguar se, marokeni i kishte vendosur thikën në fyt, por që e kishte shtrirë për tokë disa momente dhe më pas ishin larguar.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...