Alkooli i kontaminuar vret të paktën 42 persona në Irak

22:04 | 1 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Të paktën 42 persona kanë vdekur pasi kanë pirë alkool të kontaminuar në Iran, tha një zëdhënës i qeverisë.

Zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë, Iraj Harirchi, tha se 16 vetë ishin verbuar, ndërsa 170 të tjerë kanë pësuar dializë pasi kanë provuar pijen, transmeton portali arbresh.info

Në tre javët e fundit, të paktën 460 njerëz në pesë provinca janë shtruar në spital, me viktimën më të re një grua 19-vjeçare.

Alkooli konsiderohet pije e paligjshme në Iran, por në mënyrë befasuese kjo pije është përhapur.

Megjithatë, etanoli nganjëherë thuhet se zëvendësohet me metanol toksike në pije të kontaminuara.

Policia në qytetin jugor të Bandar Abbas javën e kaluar arrestoi një çift për prodhimin e alkoolit në shtëpi.

Zyrtarët iranianë të anti-drogës besojnë se çdo vit 80 milionë litra alkool me vlerë 730 milion dollarë (559 milionë funte) janë kontrabanduar në Iran./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme