Korea Veriore shënon 10 vjetorin e vdekjes së ish liderit Kim Jong-il dhe për këtë arsye shumë gjëra u ndalohen qytetarëbe gjatë periudhës së zisë 11 ditore.
Radio Free Asia ka raportuar se koreano-veriorët gjatë këtyre ditëve duhet të përmbahen nga pirja e alkoolit, pazari dhe e qeshura, transmeton portal arbresh.info
Kim Jong-il ishte lideri suprem i Koresë së Veriut nga viti 1994 deri në vitin 2011, kur vdiq në moshën 70-vjeçare dhe u pasua nga djali i tij më i vogël Kim Jong-un.
Edhe pse qeveria e Koresë së Veriut është duke mbajtur zi dhjetëditore, këtë vit kjo periudhë është zgjatur edhe për 24 orë të tjera për të shënuar dhjetëvjetorin e vdekjes së ish-liderit.
Një Korean nga qyteti Sinui, në një intervistë për RFA, tha se “gjatë periudhës së zisë, ata nuk lejohen të pinë alkool, të qeshin apo të angazhohen në aktivitete të kohës së lirë”.
Shumë aktivitete janë të ndaluara, veçanërisht në ditën e përvjetorit, kur ndalohen edhe blerjet ushqimore.
“Në të kaluarën, shumë njerëz të cilët janë kapur të dehur gjatë periudhës së zisë janë arrestuar dhe trajtuar si kriminelë ideologjikë”, tha ai.
Të arrestuarit gjatë kësaj periudhë, nuk janë parë më asnjëherë.
Sipas qytetarit, gjatë kësaj periudhe njerëzve u ndalohet të qajnë edhe nëse u vdes nëj anëtar i familjes.
“Njerëzit nuk festojnë as ditëlindjet e tyre në këtë periudhë”, tha ai.
Një burim tjetër, një banor i provincës perëndimore të South Hëanghae, zbuloi se policia është paralajmëruar paraprakisht që të kujdeset për njerëzit që nuk duket se janë të pikëlluar.
“Ata do të kenë një detyrë të veçantë të merren me ata që prishin humorin e pikëllimit kolektiv. Është detyrë e veçantë e policisë që zgjat një muaj. Kam dëgjuar që punonjësit e rendit nuk flenë fare”, shkruan RFA duke cituar të intervistuarin.
Koreja e Veriut ka luftuar gjithmonë me mungesat e ushqimit dhe problemet ekonomike, ndërsa kriza e koronavirusit vetëm sa i ka thelluar edhe më shumë ato./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...