Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, theksoi se sulmet e Armenisë ndaj qytetit Ganja janë krim lufte, raporton Anadolu Agency (AA).
Aliyev e pranoi në një takim Avokatin e Popullit të Turqisë, Şeref Malkoç.
Në deklaratën e bërë nga presidenca e Azerbajxhanit thuhet se Aliyev në lidhje me sulmet armene ndaj vendbanimeve civile ka thënë se janë kundër një “armiku të egër”.
Duke folur në lidhje me sulmet armene ndaj qytetit Ganja ai tha se: “Kjo është krim lufte. Administrata e Jerevanit do të mbahet përgjegjëse nga ky sulm. Është një sulm i kryer me paramendim. Kemi shumë humbje të civilëve në mesin e të cilëve edhe gra dhe fëmijë. Kjo edhe një herë tregon karakteristikën grabitqare të fashizmit armen”.
Ai tha se asnjëherë nuk kanë hedhur hap ndaj popullatës civile dhe se nuk do të hedhin.
Aliyev gjithashtu e vlerësoi kontributin e mediave turke për të treguar informacione të sakta rreth gjendjes.
Presidenti i Azerbajxhanit gjithashtu foli edhe në lidhje me brutalitetin e armenëve ndaj fshatrave dhe vendbanimeve civile. “Dje e keni parë të gjithë xhaminë e shkatërruar në qytetin Zengilan. Në atë xhami kanë ushqyer derr. Na i kanë fyer xhamitë. Na i shkatërruan të gjithë monumentet historike”, tha Aliyev.
Ai duke rikujtuar se Armenia në vitet 1990-ta me ndihmën nga jashtë i ka okupuar tokat azerbajxhanase, tha se edhe tani po marrin ndihma nga jashtë.
Ndërkohë, Avokati i Popullit i Turqisë Malkoç, tha se pushtim 30-vjeçar i Armenisë ka shkaktuar që miliona azerbajxhanas të jenë refugjatë si dhe shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.
Ai tha se në rajon kanë ardhur për të hulumtuar, raportuar dhe i treguar botës shkeljet e të drejtave të njeriut nga vendi.
Malkoç tha se raportin që do ta përgatisin për shkeljet e të drejtave të njeriut do t’ua dërgojnë shumë institucioneve ndërkombëtare përfshirë OKB, BE, OBSE.
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...