Algjeria e ka ndaluar shfaqjen e filmit Barbie nëpër kinema, nën arsyetimin se ndeshet me parimet morale.
Barbie, film që ka arkëtuar 1.2 miliard dollarë nëpër kinema në gjithë botën, është shfaqur në kinematë e Algjerisë prej 19 korrikut, deri më 13 gusht.
Kompania për shpërndarje të filmit në këtë shtet nuk e ka bërë të ditur arsyetim për mosshfaqje të tij.
Agjencia e lajmeve 24 Algerie ka thënë se filmi është tërhequr për shkak të shkeljes së parimeve morale, duke i cituar disa burime.
“Algjeria është përfshirë në situatë kundërthënëse për Barbien, për shkak të skenave që janë për të rritur” dhe për aludimet për homoseksualitet, ka thënë agjencia tjetër e lajmeve TSA.
Ndonëse filmi është mbështetur nga komunitetit LGBT (lesbike, homoseksualë, biseksualë dhe trangjinorë) në gjithë botën, në film nuk ka referenca për marrëdhënie seksuale mes personave të gjinisë së njëjtë.
Ministria e Kulturës në Algjeri, e cila zakonisht deklarohet për këto çështje, deri më tani ka qëndruar e heshtur.
Vendim të ngjashëm kanë marrë edhe vendet tjera në rajon.
Kuvajti e ka ndaluar shfaqjen e filmit duke thënë se shqetësohet për çështje etike.
Ministria e Kulturës në Liban ka thënë se u ka kërkuar autoriteteve ta ndalojnë shfaqjen e filmit për shkak të “promovimit të homoseksualitetit”.
Ky film nuk është shfaqur as në Katar, dhe as nuk ka pasur njoftim zyrtar për të./rel
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...