Shefi i Shtatmadhorisë së Algjerisë Ahmed Gaid Salah kërkoi lirimin e postit të presidentit për ta nxjerrë vendin nga kriza ose aktivizimin e nenit 102 të kushtetutës, sipas të cilit presidenti shpallet i papërshtatshëm për ta zbatuar detyrën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas televizionit shtetëror, Salah gjatë vizitës së një zone ushtarake në jug të vendit bëri thirrje për lirimin e postit të presidentit ose aktivizimin e nenit 102 për ta shpallur presidentin Abdelaziz Bouteflika të papërshtatshëm për ta kryer detyrën.
Në rast të aktivizimit të nenit në fjalë, kryetari i kuvendit do të marrë përsipër detyrën e presidentit në periudhë prej 90 ditësh, brenda së cilës parashihet mbajtja e zgjedhjeve.
Sipas nenit, personi që do të marrë përsipër postin e presidentit të përkohshëm nuk mundet të garojë në zgjedhje.
Pas disa javësh demonstratash kundër synimeve të tij për të kandiduar për një mandat të pestë në detyrë, Bouteflika më 11 mars shtyu zgjedhjet në afat të pacaktuar, fillimisht të planifikuara për 18 prill, dhe u tërhoq zyrtarisht nga kandidatura.
Megjithatë, algjerianët kanë vazhduar të të mbajnë protesta masive kundër Bouteflikas, duke e akuzuar atë se në mënyrë jo-kushtetuese zgjat mandatin e tij të katërt në detyrë.
Në shkurt, partia në pushtet, Fronti Nacionalçlirimtar i Algjerisë, emëroi Bouteflikan, i cili ka qeverisur Algjerinë që nga viti 1999, për të kandiduar për një mandat të pestë presidencial.
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare