Aleati kryesor i Presidentit rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar se “Kalorësit e Apokalipsit janë në rrugën e tyre”, duke dhënë kështu një “goditje” ndaj liderëve perëndimore.
Dmitry Medvedev paralajmëroi se Moska do të sulmonte qytetet në perëndim nëse Ukraina përdor raketat e ofruara nga Shtetet e Bashkuara për të sulmuar Rusinë, transmeton portal arbresh.info
56-vjeçari, i cili shërbeu si president i Rusisë nga 2008-2012 pasi Putin u detyrua të tërhiqej për shkak të kufizimeve të mandatit, aktualisht është nënkryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë.
Javën e kaluar ai lëshoi një deklaratë rrëqethëse e cila synonte Ukrainën dhe aleatët e saj.
“Më pyesin shpesh se pse postimet e mia në Telegram janë kaq të ashpra. Përgjigjja është sepse i urrej ata të degjenuar”, tha ai.
“Ata e duan të vdekur Rusinë. Dhe sa të jem gjallë, do të bëj gjithçka për t’i zhdukur”, tha ai.
Kjo pasoi një paralajmërim të mëparshëm se Rusia ishte gati të zgjeronte ofensivën e saj nëse territori i saj do të sulmohej nga raketat e furnizuara në Ukrainë, raporton Times.
“Kalorësit e Apokalipsit janë tashmë në rrugën e tyre,” tha Medvedev.
Ish-deputeti i opozitës Dmitry Gudkov ka sugjeruar se Medvedev po përgatitet për një lëvizje në pushtet nëse koha e Putinit në krye të tij përfundon.
Shpërthimet e tij antiperëndimore shihen si tërheqëse për palët e vijës së ashpër në strukturat ushtarake dhe të sigurisë ruse, të cilët e kanë konsideruar atë si shumë liberal dhe të lehtë, dhe që kërkojnë të rifitojnë besimin e Putinit. Por është e paqartë se ai do të triumfonte në një luftë për pushtet nëse Putini detyrohet të tërhiqet.
Lajmi vjen mes spekulimeve për përkeqësimin e shëndetit të Putinit, me pretendimet se ai po lufton me kancerin e gjakut, tiroidet, ndërsa thuhet se ai po vuan edhe nga sëmundja e Parkinsonit.
Sipas një ish-spiuni i MI6, Putini brenda tre muajsh do të rrëzohet nga pushteti, pasi kanë filluar planet për një grusht shtet.
Christopher Steele thotë se Putinit mund t’i kenë mbetur vetëm disa muaj jetë, duke thënë se tashmë ka shenja se ai është në gjendje të keqe shëndetësore./Times/arbresh.info/
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...