Ministri i Punëve të Brendshme i Gjermanisë, Horst Seehofer, javën e ardhshme do të vizitojë Turqinë për bisedime mbi marrëveshjen e refugjatëve të arritur në vitin 2016 midis Bashkimit Evropian (BE) dhe Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Bjoern Grunewaelder, në një konferencë për media në Berlin njoftoi se ministri Seehofer do të vizitojë Turqinë dhe Greqinë më 3 dhe 4 tetor për bisedime me homologun e tij turk dhe grek për çështjen e refugjatëve.
Grunewaelder përshëndeti mikpritjen e Turqisë për refugjatët sirianë. Ai tha se bisedimet me zyrtarët turq do të përqendrohen në mënyrat për të përmirësuar zbatimin e marrëveshjes së refugjatëve BE-Turqi.
Ministri francez i Punëve të Brendshme, Christophe Castaner dhe komisioneri i BE-së për migracionin, Dimitris Avramopoulos, do të shoqërojnë ministrin Seehofer gjatë vizitës së tij dy-ditore.
Më herët këtë muaj, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, kritikoi vendet anëtare të BE-së për mos zbatimin e plotë të marrëveshjes së refugjatëve dhe u bëri thirrje të ndërmarrin hapa për të ndarë barrën e krizës së refugjatëve.
Në vitin 2016, kancelarja gjermane, Angela Merkel, përkrahu marrëveshjen e refugjatëve BE-Turqi, me shpresën për të ndaluar fluksin e refugjatëve, pasi gati 1 milion refugjatë kishin mbërritur në Gjermani.
Marrëveshja ishte e suksesshme në reduktimin e ndjeshëm të numrit të kalimeve të parregullta në Detin Egje, si dhe në parandalimin e mbytjes së migrantëve në det. Por, pengesat burokratike të BE-së dhe vonesat për të mobilizuar fondet e premtuara çuan në kritika të ashpra nga zyrtarët turq.
BE-ja premtoi ndihmë prej 6 miliardë eurosh për të përmirësuar kushtet e jetesës së refugjatëve sirianë në Turqi. Por, vetëm 2.22 miliardë euro u paguan deri në qershor të vitit 2019.
Vendet anëtare të BE-së poashtu premtuan se do të pranojnë disa prej refugjatëve sirianë drejtpërdrejt nga Turqia, si pjesë e një plani të rivendosjes. Por, statistikat tregojnë se vetëm 20 mijë refugjatë sirianë janë pranuar në BE nga Turqia, që nga nënshkrimi i marrëveshjes deri në mars të vitit 2019.
Ritmi i kthimit në Turqi nga ishujt grekë sipas marrëveshjes ka qenë i ngadaltë, kryesisht për shkak të proceseve të gjata ligjore dhe problemeve administrative në Greqi.
Turqia aktualisht strehon rreth 3.6 milionë refugjatë sirianë, më shumë se çdo vend tjetër në botë. Sipas shifrave zyrtare, Ankaraja deri më tani ka shpenzuar 40 miliardë dollarë për refugjatët.
Foda: Nëse duam të arrijmë vendin e parë në grup, duhet ta f...
Osmani priti në takim kryesuesin e KQZ-së Kreshnik Radoniqi,...
Në rastin ndaj Bahtijarit, Januzit dhe Shalës, shtohen gjash...
Altin Lala për Arbresh.info: Çekinë e shoh pak të rrezikshme...
Kurti mirëpriti drejtoreshën e NDI- së Nancy Soderberg, disk...
PSD me aksion për autostradën Prishtinë-Gjilan: Një rajon i ...