Aleatët e NATO-s i kanë bërë trysni Turqisë të martën që ta pranojë anëtarësimin zvarritur të Suedisë në aleancën ushtarake.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i tha homologut të vet turk, Hakan Fidan, gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të aleancës në Bruksel të martën që aplikimi i Suedisë duhet të ratifikohet nga parlamenti turk “sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha zëdhënësi i tij.
“Forca dhe besueshmëria e aleancës sonë janë në rrezik. Nuk duhet ta humbim një ditë tjetër”, tha ministrja e Jashtme e Francës, Catherine Colonna.
Turqia dhe Hungaria janë dy anëtaret e vetme të NATO-s që ende nuk e kanë ratifikuar aplikimin e Suedisë, as 18 muaj pasi ajo aplikoi për t’iu bashkuar aleancës.
Parlamenti turk e nisi këtë muaj një debat për aplikimin e Suedisë në NATO.
Të 29 aleatët e tjerë të NATO-s, përjashtuar Turqinë dhe Hungarinë, shpresonin se do ta mirëprisnin Suedinë edhe formalisht në aleancë gjatë takimi të ministrave të Jashtëm në Bruksel këtë javë.
Por, procesi i anëtarësimit të saj ka ngecur në Parlamentin turk.
Suedia dhe Finlanda hoqën dorë nga politika e neutralitetit ushtarak dhe aplikuan për t’iu bashkuar NATO-s, pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022.
Finlanda u bë anëtarja e 31-të e NATO-s në prill.
Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen, tha se Helsinki ndihet “i zhgënjyer” që Suedia nuk është pranuar ende në aleancë.
Anëtarësimi i Suedisë është tejet jetik për tërë aleancën dhe ne shpresojmë në të ardhmen e afërt do të ndërmerren hapa të tjerë në atë drejtim”, tha ajo./rel
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...